Twitter njofton punonjësit me e-mail, nisin shkarkimet pas blerjes së kompanisë nga Elon Musk

Twitter ka deklaruar se do të informojë stafin e tij të premten në lidhje me vazhdimësinë e kontratës së punës pas marrjes së kompanisë nga Elon Musk.

Në një e-mail të brendshëm, kompania tha se shkurtimet janë një përpjekje për të vendosur Twitter në një stad produktiv.

Në e-mail thuhet se zyrat e kompanisë do të mbyllen përkohësisht dhe do të pezullohet qasja në rrjet.

Multimiliarderi do të jetë shefi ekzekutiv i Twitter pasi bleu atë javën e kaluar në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh./Gazeta Shqip

Advertisements