“Babai më braktisi kur isha…”/ Historia e trishtë e jetës së konkurrentes së “Për’puthen”

Kamila ka treguar gjatë takimit me Arbin në “Përputhen” se babai e ka braktisur kur ishte 8-muajshe. Teksa shihte takimin, Kamila u përlot dhe tregoi në studio se nuk e ka takuar kurrë babain pasi ai nuk është interesuar më për të.

“Në momentin që kemi ikur në Turqi, babai është larguar. Nuk jam interesuar kurrë për arsyen sepse besoj që nuk ka asnjë lloj prindi që duhet ta lë fëmijën. Unë tani jam rritur dhe ai mund të më kishte marrë, s’e ka bërë dhe tani nuk dua t’ja di. Mami na ka rritur me sakrifica duke na i plotësuar të gjitha mua dhe motrave. Babain e kam parë në foto, nuk jam interesuar për të, thjesht mund të më ketë thënë dikush ndonjë gjë.

Më kanë thënë që arsyeja ishte se me mamin nuk shkonte mirë. Ka shkuar në Itali dhe ka ndërtuar familje tjetër, ka sërish 3 fëmijë dhe për ne nuk u interesua më. Kur shoh të tjerët që flasin për babain e tyre lëndohem. Do doja të kisha një baba shembullor si shoqet e mia, por nuk do e fal kurrë që më braktisi. Qaj sepse ndjej boshllëkun që ka lënë. Ai kurrë nuk u përpoq të kontaktonte me ne prandaj nuk e fal”, u shpreh Kamila me lot në sy.undefined“Dua të të shoh…”/ Momente provokuese në “Për’puthen”, Orsiola shtrin në divanin e studios Petron dhe i heq… (VIDEO)
/Gazeta Shqip

Advertisements