“Boll fole…”/ Agravon me debate takimi i Edës dhe Mateos: Mos më ngatërro me veten

Eda dhe Mateo zhvilluan një takim në studion Për’puthen për tu sqaruar me njëri tjetrin, por më pas agravoi me debate.

Të dy nisën të sqaronin deklaratat e njëri-tjetrit dhe më pas përfundoi në debate e tone të larta zëri.

Mateo gjatë takimit u shqetësua për ndërhyrjet që konkurrentja i bënte gjatë diskutimit.

Të njëjtën kundërpërgjigje mori edhe nga Eda, e cila shprehu të njëjtën gjë gjatë kohës që fliste.

“Kur nuk merr përgjigjen që do, të mbetet qejfi. E paske shumë të keqe këtë, se kam që qëparë që po flas e po më ndërpret. Boll fole, dëgjo pasaj fol. Mos më ngatërro me veten”, u shpreh Mateo i nevozuar.

Gjatë kohës që konkurrenti fliste, Eda ndërhynte duke treguar versionin dhe mendimet e saj në lidhje me debatet e krijuara, për shkak të takimeve e deklaratave që ai ka bërë për Lean./ Top Channel

Advertisements