Pasi detyroi stafin të punonte me orë të zgjatura, Elon Musk merr vendimin tjetër për “Twitter”

Rrjeti social “Twitter” u ka thënë punonjësve se zyrat e kompanisë do të mbyllen përkohësisht dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Punëtorëve iu tha se zyra do të rihapen të hënën më 21 nëntor. Ndërsa nuk iu është sqaruar arsyeja e këtij vendimi.

Lajmi vjen mes raportimeve se një numër i madh i stafit po largoheshin pasi pronari i ri Elon Musk u bëri thirrje atyre që të punonin me “orë të gjata me intensitet të lartë” ose të largoheshin.

Mesazhi i dërguar ishte: “Ju lutemi të pajtohuni me politikën e kompanisë duke u përmbajtur nga diskutimi i informacionit konfidencial të kompanisë në mediat sociale, me shtypin ose diku tjetër”.

Twitter njofton punonjësit me e-mail, nisin shkarkimet pas blerjes së kompanisë nga Elon Musk

Këtë javë, Musk i tha stafit të Twitter se ata duhej të angazhoheshin për të punuar me orë të gjata ose të largoheshin nga kompania.

Në një email drejtuar stafit, pronari i ri i firmës tha se punëtorët duhet të pajtohen me zotimin nëse duan të qëndrojnë, raportoi Washington Post.

Nëse nuk regjistroheni deri të enjten më 17 nëntor, do t’u jepet pagesa e tre muajve, tha Musk.

Në fillim të këtij muaji kompania tha se po shkurtonte rreth 50% të fuqisë së saj punëtore./Gazeta Shqip

Advertisements