“Lajme të mira apo të këqija?”/ Arbana Osmani “ngacmon” sërish ndjekësit për BB VIP

Edhe pse është thënë se do të nisë “shumë shpejt”, akoma nuk ka një datë konkrete për fillimin e spektaklit “Big Brother VIP”.

Së fundmi moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka ngacmuar sërish ndjekësit me një postim në profilin e saj në “Instagram”, ku ka pozuar me një zarf të madh të kuq dhe një të zi, të cilët përdoren gjatë reality-show-t kur bëhet fjalë për surprizat e banorëve.

“Lajme të mira? Lajme të këqija?”-shkruan Osmani krahas postimit.

“Lajme të mira apo të këqija?”/ Arbana Osmani

Edhe më herët, Arbana ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke ndarë një foto të shkrepur në ambientet e shtëpisë së “BBV2”. Moderatorja Osmani ka folur vetëm pak kohë më parë në lidhje me nisjen e reality-show-t “Big Brother Vip.”

“Lajme të mira apo të këqija?”/ Arbana Osmani

Teksa ishte në premierën e filmit “Sofia”, ajo u pyet se kur do të nisë sezoni i dytë i “Big Brother Vip.”

“Big Brother Vip” do të nisë shumë shpejt dhe nuk ju them dot më shumë sepse e kemi surprizë nisjen. Mund të jetë në dhjetor mund të jetë…”– u përgjigj Arbana Osmani, pa dhënë më shumë detaje./Gazeta Shqip

Advertisements