Ermal Fejzullahu tregon në “Më lër të flas” të pathënat e bashkëpunimit muzikor me Romeo Veshajn!

“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, ku tashmë ka nisur dhe sezonin e dytë me po të njëjtët moderator Romeo dhe Donald Veshaj.

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Më lër të flas” ka qenë artisti i njohur dhe mjaft i dashur për publikun, Ermal Fejzullahu. Këngëtari ka treguar gjithçka rreth muzikës dhe karrierës së tij mjaft të suksesshme në vendin tonë dhe Kosovë gjithashtu.

Në lidhje me bashkëpunimin me Romeon në këngën “Më e mira” , Ermali ka treguar se:

Këtë verë unë më pak sukses kam pritur nga kënga jonë të jem i sinqertë. Unë po e bëja nga zemra dhe prandaj nuk kam marrë asnjë lek nga kënga. Elgiti më tha që do shkojë rreth 5 milion klikime por ajo tani numëron mbi 15 milion.

Ermali ka treguar se kur e ka dëgjuar këngën, pjesën e dytë ka menduar se e ka kënduar Donaldi./Gazeta Shqip

Advertisements