Se si është njohur me bashkëshorten, Ermal Fejzullahu e zbulon në “Më lër të flas”!
“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, ku tashmë ka nisur dhe sezonin e dytë me po të njëjtët moderator Romeo dhe Donald Veshaj.
I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Më lër të flas” ka qenë artisti i njohur dhe mjaft i dashur për publikun, Ermal Fejzullahu. Këngëtari ka treguar gjithçka rreth muzikës dhe karrierës së tij mjaft të suksesshme në vendin tonë dhe Kosovë gjithashtu.
Si është njohur Ermali me bashkëshorten e tij, Ariana?
Jemi njohur shumë të rinj në Prishtinë dhe gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie shumë të ‘shëndoshë’ dhe e falenderoj shumë për gjithçka.
Një mesazh për të rinjtë që duan të martohen të rinj nga Ermali është:
Unë mendoj që martesa nuk ka lidhje nëse bëhet në moshë të re apo të vonë. Janë gjëra që vijnë me kohë. Për ata që martohen të ri ju këshilloj që ta marrin sa më qetë dhe shtruar./Gazeta Shqip