E pyesin shpesh për shtëpinë që iu dhurua në BB VIP, Arjola Demiri publikon FOTOT

Aktorja e njohur e “Portokallisë”, Arjola Demiri, mori dhuratën më të bukur nga “Big Brother VIP” kur ishte pjesë e spektaklit. 

Nënës së tre fëmijëve iu realizua ëndrra e saj, pasi i dhuruan një shtëpi. Kjo e fundit u komentua shumë, duke qenë se aktorja nuk dha shumë informacione pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

E pyesin shpesh për shtëpinë që iu dhurua në BB VIP,

Por ditën e sotme gjatë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, Arjola Demiri ka zbuluar jo vetëm detaje por edhe foto të shtëpisë.

Ish-banorja e BB VIP shkruan se shtëpia është ende në ndërtim dhe do të jetë e përfunduar në qershor të vitit të ardhshëm.

E pyesin shpesh për shtëpinë që iu dhurua në BB VIP,

Ndërkohë kujtojmë se më herët, Arjola ka qenë e ftuar në një intervistë ku sigurisht është pyetur edhe për shtëpinë që mori dhuratë.

E pyesin shpesh për shtëpinë që iu dhurua në BB VIP,

“E para nuk kam dashur të flas sepse ka pasur shumë zëra. Nuk flitej për asgjë tjetër përveç shtëpisë, filloi të më torturonte kjo gjë. Edhe pa e marrë kontratën kam thënë që e kam marrë sepse nuk ka pasur vend për të dyshuar. Përtej nesh ka pasur me mijëra mesazhe në lidhje me shtëpinë. Tani shtëpia është në ndërtim e kam thënë, edhe kontratën e kam firmosur tashmë. Pres vetëm t’i vendoset një derë dhe të marr çelësat”, tha Arjola në “Pardon My French”./Gazeta Shqip
Advertisements