“A ke raporte të mira me ish-burrin?”/ Arjola Demiri poston një bisedë: Fëmijët e mi…
Ajo është një nga aktoret më të dashura për publikun si dhe një ndër më të komentuarat. Është fjala për Arjola Demirin, e cila vëmendje të madhe mori gjatë pjesëmarrjes në reality show-n, “Big Brother VIP”.
Teksa ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Arjola vendosi që me banorët dhe publikun të ndante disa momente të rëndësishme të jetës së saj private.
Si asnjëherë më parë, Demiri foli për ish-partnerin e saj dhe tre fëmijët. E duke qenë se tha shumë gjëra për babain e fëmijëve të saj kur ishte në BB VIP, fansat janë kuriozë që të dinë se çfarë raporti ka ajo tani me të.
“A i sheh ish-burri fëmijë dhe a ke raporte të mira apo nuk flisni bashkë”, e ka pyetur së fundmi një ndjekës gjatë një bisede virtuale.
Aktorja e njohur jo vetëm që i ka kthyer përgjigje fansit, por ka vendosur që të tregojë edhe një bisedë që njëri nga fëmijët ka bërë me babain.
“Sigurisht që takohen! Fëmijët e mi kanë raporte shumë të mira me prindin bab”, shkruan Arjola në “Instastory”, duke postuar edhe një bisedë të fëmijëve me të./Gazeta Shqip
Advertisements