Çfarë e pengon Semi Jaupajn për të publikuar këngën e re?

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë. Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Së fundmi Semi na ka treguar se po punon për një projekt të ri muzikor për të cilin është shumë entuziaste. Ditën e sotme bukuroshja ka postuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit e saj i kanë drejtuar disa pyetje në lidhje me këngën e re. Shumë prej tyre ishin se kur do të publikohet dhe a e ka xhiruar tashmë videoklipin e këngës dhe Semi nuk ka nguruar t’i përgjigjet edhe këtyre pyetjeve, duke u shprehur se ende i duhet pak kohë që të mund ta realizojë ashti siç ajo dëshiron.

Video akoma s’ka përfunduar dhe do marri pak kohë. Dua t’i jap kohën e duhur pasi kam kohë që mendoj që dua të bëj disa video me një Theme të caktuar. Projektet e rradhës do jenë me një Theme të caktuar. Jam shumë e entuziasmuar.

Projektet muzikore të Semit deri tani kanë qenë të frymëzuara nga histori të vërteta dashurie, disa prej tyre edhe prej historisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, të cilat patën shumë sukses. Tanimë të gjithë janë shumë kuriozë nëse dhe kjo këngë ka një bazë të vërtetë dhe nëse po, kujt u është kushtuar. Një prej ndjekësve e ka pyetur këmgëtaren nëse ka lidhje me jetën e saj private dhe Semi nuk ka ngurruar t’i përgjigjet./Gazeta Shqip

Advertisements