Do jetë krah aktores së famshme, Rita Ora bëhet pjesë e filmit të njohur (FOTO)

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe ylli i Hirushes, Brandy Norwood, i janë bashkuar kastit të “The Pocketwatch”, një vazhdim i filmit origjinal “Descendants“.

Mediat e huaja shkruajnë se Brandy do të rikthehet në rolin e Hirushes, të cilën ajo e luajti për herë të parë në versionin ikonik të “Walt Disney” të vitit 1997 të “Hirushes së Rogers dhe Hammerstein”.

Do jetë krah aktores së famshme, Rita Ora bëhet pjesë e

Nga ana tjetër, ylli i muzikës do të portretizojë “Mbretëreshën e keqe të Zemrave”.

Dy yjet e famshme u bashkohen anëtarëve të kastit të shpallur më parë China Anne McClain, Kylie Cantrall dhe Dara Reneé.

Do jetë krah aktores së famshme, Rita Ora bëhet pjesë e

Gjithashtu bëhet e ditur se kastit i bashkohen Malia Baker (The Babysitter’s Club), Ruby Rose Turner (Disney’s Coop dhe Cami Ask the World), Morgan Dudley (Jagged Little Pill on Broadway) dhe Joshua Colley (Senior Year). Për më tepër, Melanie Paxson (Dealbreakers) do të riprodhojë rolin e saj si Fairy Godmother nga filmat e mëparshëm Descendants.

Do jetë krah aktores së famshme, Rita Ora bëhet pjesë e

Filmat “Descendants” shpalosën një mitologji të dy tokave të reja, Auradon idilik dhe Ishulli i Humbur, shtëpia e pasardhësve adoleshente të personazheve më ikonë të Disney-t dhe veçanërisht keqbërësve të tij më famëkeq. Sipas Disney-t, “The Pocketwatch” kthehet në këto vende dhe gjithashtu i çon audiencën në territorin armiqësor të papërfshirë të Wonderland, një vend magjik, misterioz i bërë i famshëm në Alice in Wonderland.

Këngëtarja dhe kantautorja shqiptare me famë botërore, Rita Ora lajmëroi disa kohë më parë se i është bashkuar kastit të aktorëve serive të ardhshme të ‘Beauty and The Beast’ të Disney Plus.

Do jetë krah aktores së famshme, Rita Ora bëhet pjesë e

Megjithatë seriali është ndërprerë kohët e fundit për shkak të konflikteve të planifikimit dhe vonesës në elementet krijuese. Madje vetë aktorët protagonistë të serialit, Josh Gad dhe Luke Evans konfirmuan lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetin social, “Twitter”./Gazeta Shqip
Advertisements