Dikur njihej si ‘vajza më e fortë në botë’, tani e reja nuk njihet më (FOTOT)

Vajza më fortë në botë, Maryana Naumova, e cila dikur konkurronte ndaj të rriturve në kompeticione ‘bodybuilding’, tani gati sa nuk njihet nga fansat e saj.

Naumova u bë e famshme si minorenia e parë nën 18 vjeç që konkurronte në ngritje peshash, duke përfshirë dhe testin e njohur të forcës së Arnold Schwarzenegger .

Dikur njihej si ‘vajza më e fortë në botë’, tani

Madje kampionia bionde njihej ndryshe si “princesha e girave” teksa kishte nisur të stërvitej me pesha prej moshës së vogël 10-vjeçare.

Mediat e huaja shkruajnë se në moshën 13-vjeçare Maryana Naumova përdorte në stolin e shtrirë peshën 100 kg, ndërsa në moshën 15 vjeçare ajo bënte pompa në stol me peshën 150 kg.

Dikur njihej si ‘vajza më e fortë në botë’, tani

Por tashmë dhjetë vjet pasi kishte nisur botën e bodybuilding, ajo duket mjaft ndryshe dhe flokët biondë i ka ndryshuar për t’u bërë brune.

Naumova është tashmë një bloggere në rrjet dhe ka mbledhur 32,000 ndjekes në rrjetet sociale, me të cilët ndan eksperiencat e udhëtimeve.

Dikur njihej si ‘vajza më e fortë në botë’, tani

Rusja peshëngritëse thotë se nuk lejon që tensionet gjeopolitike të luftës të ndikojnë në karrierën e saj, teksa lëviz shpesh mes Moskës e Uashingtonit.

“Kur shkoj në Amerikë njerëzit nuk më pëlqejnë ose më shmangen, por më parë ishte ndryshe, njerëzit më pyesnin ‘Nga Rusia je? Sa mirë!’”, thoshte ajo më herët për NBC News./Gazeta Shqip

Advertisements