Bora Zemani bën dedikimin special për ditëlindjen e së ëmës: Je forcë e energji pozitive

Në shtëpinë e moderatores së dashur për publikun, Bora Zemani, sot ka festë. Nëna e saj feston ditëlindjen dhe bukuroshja ka zgjedhur fjalët më të bukura dhe të ëmbla për ta uruar atë publikisht.

Teksa ka publikuar një fotografi në rrjete sociale ku shihet bashkë me të shtrenjtën e saj, moderatorja e njohur shprehet se ajo është shembulli më i mirë që mund të kishte në jetën e saj.

Bora Zemani bën dedikimin special për ditëlindjen e së

“Edhe 100 vite për njeriun më të bukur në jetën time! Je dashuri, forcë, energji pozitive…shembulli më i mirë që mund të kisha në jetë! Të dua Mam @ermirazemani e mira ime”, ka shkruar Bora Zemani në postimin e saj në “Instastory”./Gazeta Shqip
Advertisements