Bora Zemani uron për ditëlindje kunatin e saj dhe thumbon binjakët Veshaj!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Ditën e sotme përveç nënën së saj, feston ditëlindjen edhe një person tjetër i afërt për Borën dhe është le të themi kunati i saj , Mario Veshaj, vëllai i vogël i Donaldit me të cilin tashmë Bora e ka bërë publike ribashkimin e tyre. Në një postim që Romeo Veshaj ka bërë në Instagram për të uruar vëllain e tij, Bora ka gjetur rastin të shkruaj dhe ajo urimin publik për të, i cili gjithashtu është një ‘thumb’ për binjakët, pasi moderatorja e ka cilësuar Marion si më të bukurin e familjes.

 

Prej fillimit të spektaklit “Dancing with the Stars”, i cili moderohet nga vetë Bora dhe moderatori i njohur Eno Popi, moderatorja ka qenë shumë e angazhuar me punën,  ama si nëna e një fëmije Bora arrin të gjejë kohën e nevojshme për t’ja përkushtuar djalit të saj, Arborit. E teksa pak ditë më parë, si një ditë e diel, duket se nënë e bir kanë kaluar shumë kohë së bashku duke biseduar e këtë Bora ka dashur ta ndajë me ne, duke postuar disa foto në Instagram./Gazeta Shqip

Advertisements