Mevlani konfirmoi lidhjen me këngëtaren, ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka një koment: Shyqyr gjete…
Sezonin e kaluar, ajo ka qenë një nga konkurrentet më të komentuara në emisionin e dashurisë “Për’puthen”. Është fjala për Efin, e cila së fundmi ka qenë e ftuar në “Top Arena”.
Gjatë kësaj interviste, Efi ka folur edhe për jetën e saj personale si dhe u është përgjigjur disa pyetjeve mjaft pikante të Ed Manushit.
Në një moment, ish-konkurrentja e “Për’puthen” u pyet edhe për Mevlan Shabën, i cili së fundmi në “E Diell” ka pranuar se është në një lidhje dashurie me këngëtaren, Albulena Ukaj.
“Po e uroj publikisht, shyqyr Mevlan gjete nuse”, tha Efi kur e pyeti Ed Manushi.
Mevlani zbuloi se kontakti i tyre i parë ka qenë pasi ai i publikoi në “Instagram” këngën e saj të re. Albulena tregon se pas kësaj ata filluan të shkëmbenin mesazhe, derisa Mevlani e ftoi për një bashkëpunim.
“Pas disa ditë komunikimi, s’kemi pas asnjë lloj shkëndije, vetëm çështje pune kemi diskutuar”, tha ajo, ndërsa zbuloi se ishte Mevlani i pari që shprehu ndjenjat.
“Te Mevlani më pëlqen çdo gjë, karakteri i tij si njeri , shpirtbardhësia e tij dhe shumë gjëra të tjera që kompletojnë një mashkull ashtu siç un e pëlqej”, shtoi ajo./Gazeta Shqip