“Një fatkeqësi”/ Modelja seksi kritika të forta Katarit: Hapja e Kupës së Botës ishte katastrofë!

Përveç kritikave për të drejtat e njeriut dhe rregullat absurde të vendosura për tifozët, Katari duket se duhet të përballet edhe me pakënaqësitë për ceremoninë e hapjes së eventit më të madh futbollistik në vend.

Nxitësja e njohur e tifozëve dhe mbështetësja e flaktë e Kroacisë, Ivana Knoll, e ka quajtur Kupën e Botës në Katar si një “katastrofë”. Nëpërmjet Instagramit, ku numëron 570 mijë ndjekës, ajo e cilësoi hapjen si një “fatkeqësi” dhe organizimin më të “keq në histori”.

“Një fatkeqësi”/ Modelja seksi kritika të forta

“Kjo është një fatkeqësi! Më vjen keq për të gjithë njerëzit që nuk mund të shkojnë në Kupën e Botës për shkak të organizimit më të keq në histori”.

Megjithatë, ajo u shpreh se do donte të ishte në stadium për të bërë tifo për kombëtaren e vet kundër Marokut, takim ky i luajtur sot.

“Padyshim që bëj tifo për Kroacinë”, ka shtuar Ivana në fund./Gazeta Shqip

Advertisements