Bora Zemani rikthehet në “Për’puthen”? Olsa Muhameti ka diçka për të thënë: Do të ishte një bast i fituar nëse…
Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ka marrë ftesën nga autorja Olsa Muhameti për t’u qenë sërish moderatore e emisionit të dashurisë “Për’puthen”.
E ftuar natën e kaluar në “Top Arena”, autorja tregoi se po bëhen diskutime se kush do të jetë moderatorja e emisionit të dashurisë, pas largimit të Ori Nebijajt që ka pranuar mandatin e deputetes.
“Ende nuk është vendosur diçka, pavarësisht se ka shumë alternativa. Me sa duket, Për’Puthen është program hit dhe moderatorët, prezantuesit e shohin si një trampolinë për të bërë karrierë në Top Channel, në ekranin më të madh të shqiptarëve”, tha Muhameti.
Olsa dëshiron një rikthim të koleges dhe mikes së saj “në shtëpi”:
“I kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në Për’puthen. Të them të drejtën, jam shumë e lumtur dhe e emocionuar për këtë gjë. Bora Zemani aktualisht është një prezantueset më të mira të televizioneve shqiptare. Do të ishte një bast i ftuar nëse do të vijë në Për’puthen”.
Bora e njeh shumë mirë programin, nga ana tjetër do të ishte rikthim i saj në shtëpi. Largimi i Borës ka qenë se morri një program të madh si ‘Dancing With The Stars’. Bora e do Për’puthen, por është çështje e menaxhimit të kohës”./Gazeta Shqip