“Vajza më seksi e ‘Për’Puthen…”/ Fation Kuqari i thotë të gjitha: Kam tradhtuar, nuk e di a…
Që pas pjesëmarrjes në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, Fation Kuqari është kthyer në një personazh mjaft të komentuar në mediat online.
Mbrëmjen e djeshme ai ishte i ftuar në emisionin “Top Arena” në Top Channel, ku foli edhe për jetën e tij personale.
I pyetur nëse ka tradhtuar Fationi, ish-konkurrenti i “Për’puthen” u shpreh:
“Kam tradhtuar, nuk di a jam tradhtuar apo jo. Besoj që nuk mund ta quaj gabim ose faj por që ndodhi, s’kam çfarë ti bëj tani”.
Ndërkohë prej disa kohësh po përflitet se ai do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 2″. Si qëndron e vërteta?
“E kam parë dhe unë por që mbetet për t’u parë. Të shohim”, tha ai duke shtuar dyshimet se edhe mund të jetë pjesë e spektaklit të njohur.
Po femra më seksi e “Për’Puthen” sipas tij? “Ana Kauri”, u përgjigj shkurt ai.
Fationi shpesh kujtohet për bëmat dhe shprehjet e tij, të cilat nuk mungojnë në asnjë intervistë./Gazeta Shqip