A do e pranonte ftesën për BB VIP? Kejvina Kthella e ka gati përgjigjen: Për tipin që kam…

Kejvina Kthella është një nga modelet më të komentuara në showbiz-in shqiptar. Mbrëmjen e djeshme ajo ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku foli për jetën e saj private dhe sherrin me Einxhel Shkirën dhe Oriola Marashin.

Por jo vetëm kaq, pasi në një moment modelja u pyet nga moderatoret në studio nëse do të donte të ishte konkurrente në “Big Brother VIP”.

Kejvina shprehu dëshirën për ta provuar si eksperiencë, pasi sikurse tha, publiku njeh shumë pak nga karakteri dhe personaliteti i saj.

“Mendoj se do të isha një surprizë për publikun, për tipin që kam, pasi publiku nuk më ka njohur shumë. Jam njeri që përshtatem, jam shumë sociale, nuk kam problem të jemi me njerëz të rinj apo në ambiente të mbyllura”, tha ajo.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë një interviste për “Wake Up”, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.

“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”- tha Arbana Osmani./Gazeta Shqip

Advertisements