Bora Zemani do rikthehet në “Për’puthen”/ Isli Islami zbulon diçka: Unë i kam gjunjët copë këto ditë dhe…

Moderatori i njohur, Isli Islami, ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Goca dhe Gra” ku la të kuptohej se Bora Zemani ka pranuar të rikthehet si moderatore në “Për’puthen”.

Moderatoret e programit e ngacmuan se çfarë projekti televiziv do ketë pas “Dancing With The Stars”, pasi është përfolur dhe për moderimin e emisionit të dashurisë.

Mirëpo Isli tha se tashmë Bora e ka dhënë një përgjigje:

“Te Për’puthen do shkojë më i shpejti, unë i kam gjunjët copë këto ditë. Dhe me sa di unë Bora Zemani ka dhënë një përgjigje”.

“E kuptuam, Bora Zemani do u kthyeka në “Përputhen”, e pasuan vajzat.

Ndërkohë kujtojmë se kur autorja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti ishte e ftuar në emisionin “Top Arena” në Top Channel, tregoi se po bëhen diskutime se kush do të jetë moderatorja e emisionit të dashurisë, pas largimit të Ori Nebijajt që ka pranuar mandatin e deputetes.

“Ende nuk është vendosur diçka, pavarësisht se ka shumë alternativa. Me sa duket, Për’Puthen është program hit dhe moderatorët, prezantuesit e shohin si një trampolinë për të bërë karrierë në Top Channel, në ekranin më të madh të shqiptarëve”, tha Muhameti.

Kjo e fundit shprehu dëshirën se do donte një rikthim të Bora Zemanit, madje shtoi se i kanë bërë edhe ftesën./Gazeta Shqip

Advertisements