Dje ishte dita e fundit si moderatore e “Për’Puthen”, Ori Nebijaj rrëfen emocionet e saj
Ori Nebijaj ka përfunduar rrugëtimin e saj në “Për’Puthen” si mdoeratore e këtij emisioni dashurie. Ajo ka rrëfyer emocionet e saj si dhe ka falënderuar ndjekësit për mbështetjen.
“Komunikim i rëndësishëm (kryesisht për mediat) Kur unë u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë. E bëra me gjithë zemër jo vetëm për të mbështetur forcën time politike por edhe për ata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik.
Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit çështja e mandatit është rikthyer me një peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua. Por përtej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr sërish kohën time për të arritur në një vendimmarrje që të jetë në baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marrëdhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë në jetë do kohën e saj…”./Gazeta Shqip