“Sezoni i ‘Big Brother’ po vjen…”Arbana Osmani na tregon përgatitjen e saj të fundit!
Moderatorja e njohur Arbana Osmani së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e gëzueshëm. Familjes së moderatores sapo iu shtua edhe një tjetër anëtar, vogëlushja e sapolindur të cilën mami Arbana dhe babi Eduarti e kanë pagëzuar me emrin Zoi.
E moderatorja ka vendosur të rikthehet në ekran shumë më shpejt seç mund ta mendoni me fillimin e edicionit të ri të ‘BBV’. Këtë e ka treguar vetë Arbana e ftuar disa ditë më parë në “Wake Up”, ku na ka treguar edhe lajmin që të gjithë mezi po e prisnin, se edicioni i dytë i ‘BBV’ do të nisë brenda këtij viti e kështu i bie të themi se do të fillojë këtë muaj. E mesa duket të gjithë kanë nisur nga përgatitjet e fundit e kështu edhe Arbana, ku me postimin e fundit në Instastory na ka treguar se nisur nga zgjedhjet për veshjen e saj të natës së parë të edicionit. Ende nuk dihet data se kur do të nisë “BBV” ama të gjithë janë shumë kuriozë për të zbuluar më shumë deri atëherë.
E ftuar së fundmi në “Wake Up”, Arbana na foli pak më shumë mbi impenjimet e saj të shumta, nga të qenurit nënë e deri tek projektet e saj, siç është “Big Brother VIP” dhe më i fundit ku do ta shohim së shpejti, Festivali i Këngës/Gazeta Shqip