Sa e vështirë është të jetojë larg Dj Pm? Sarah Berisha rrëfehet si kurrë më parë!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Sarah shpesh poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe është gjithmonë afër bashkëbisedimeve me ndjekësit e saj. Ditën e sotme bukuroshja ka postuar një ‘Ask’ në Instastory për t’ju përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj. Një prej tyre e ka pyetur Sarës se sa e vështirë është të mbash një lidhje në distancë, kjo për shkak se Sarah jeton në Shqipëri ndërsa partneri i saj i zemrës, DJ Pm në Kosovë ama bukuroshja nuk ka nguruar të japë një përgjigje për këtë.

Po patjetër që është e vështirë. Po nëse e do një person duhet të bësh pak sakrifica në fillim derisa të gjeni një vijë të mesme.

Ka kaluar tashmë 1 vit që kur Sarah nisi rrugëtimin e saj në “Big Brother Vip” e përveç shpirtit të saj të bukur që ka treguar në lojë, gjithashtu ka nisur edhe historinë e saj të dashurisë me Dj Pm, i cili gjithashtu ka qenë banor i shtëpisë së ‘BBV’. E në kujtim të kësaj dite të veçantë për të, Sarah ka dashur të shprehet me disa fjalë me anë të një postimi në Intastory./Gazeta Shqip

Advertisements