Bora Zemani u rikthye në “Për’Puthen” dhe ka diçka për të thënë: U përputha…

Moderatorja e dashur për publikun, Bora Zemani, është rikthyer sot në emisionin e dashurisë “Për’puthen”. Ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në “Instagram”, ku shkruan:

“U përputha prapë me Për’Puthen. Ky do të jetë një dhjetor festiv me kërcime në Dancing With The Stars dhe dashuri në Për’Puthen”.

Epo mesa duket Borës nuk i “ndahet shpirti nga dashuria e saj e vjetër”: “Për’Puthen”.

Së fundmi Ori Nebijaj ka dhënë intervistën e saj të parë që pasi pranoi mandatin e deputetes duke hequr dorë nga emisioni “Për’puthen.”

Që në nisje të intervistës Ori u shpreh: “Do jem gjithmonë Ori, nuk dua që kjo të ndryshojë kurrë edhe pse tani me mandatin e deputetes i detyrohem zyrtarisht etiketës edhe të qenit zyrtar.”

Duke folur për kohën që i duhej për të marrë vendimin nëse do ta pranonte ose jo mandatin e deputetes, Ori Nebijaj theksoi:

“Dy javë dilemë sepse e para erdhi pak si surprizë, sepse nuk e prisja që Grida Duma të jepte dorëheqjen. Jam e sigurt që ajo do t’i mungojë politikës. E mendova sepse koha kur unë kandidova dhe pala politike me të cilën kandidova, me ato në cilat poltika gjendet sot, janë shumë ndryshe.”

E cilës Parti Demokratike është Ori Nebijaj?

“PD është një, kjo është ëndrra ime dhe kjo ëndërr më çon në Parlament”– u përgjigj moderatorja./Gazeta Shqip

Advertisements