“Nuk po flas se jam shtatzënë”/ Einxhel Shkira revoltohet keq: Zoti s’fal askënd që nxjerr helm nga goja

Einxhel Shkira është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt pritet të bëhet nënë për herë të parë. moderatorja e njohur poston vazhdimisht foto dhe video në rrjetet sociale, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

E mesa duket, ish-banorja e “Big Brother VIP” merr vazhdimisht komente të shumta, madje edhe negative. Së fundmi, ajo ka vendosur t’i kthehet njërës prej ndjekësve përmes një postimi në “Instastory”.

Ndër të tjera, moderatorja thotë se nuk dëshiron që fëmija i saj të ndjejë energjinë negative që i dhurojnë, por një ditë ajo do të flasë për të gjitha ato gra të cilat kanë vuajtur gjatë shtatzënisë së tyre.

Postimi i plotë:

“Nuk po flas se jam shtatzënë”/ Einxhel Shkira revoltohet

Do flasë një ditë edhe për JU të shkretët edhe për çdo vuajtje që ka një vajzë/grua shqiptare gjatë shtatzënisë në këtë vend, ku as të jesh shtatzan spaska qen e lehtë… Por jo sot, jo tani, jo me fëmijën tim në bark se sdo lejoj kurrë që ai të ndjejë energjinë tuaj të zezë! Por një ditë kur trupi im të më përkas sërish mua dhe të më jetë rikthyer forca ime fizike do dëgjoni se çkam për të thënë!! E deri në atëherë…”.

“Nuk po flas se jam shtatzënë”/ Einxhel Shkira revoltohet

/Gazeta Shqip

Advertisements