“Thëngjill i mbuluar, dhelpër dinake”/ Bruno Shemsho i ‘ashpër’ me ish-konkurrenten e “Për’puthen”: I dha një ngritje…

Ai është një ndër ish-konkurrentët më të komentuar të “Për’puthen” dhe herë pas here merr vëmendjen e të gjithëve. Është fjala për Bruno Shemsho, i cili doli nga emisioni i dashurisë çift me Ana Gjinin. Por gjërat mes tyre nuk shkuan aspak mirë, pasi pak më vonë u ndanë.

Së fundmi, Bruno ka dhënë një intervistë ku ka folur për jetën e tij private. Por jo vetëm kaq, pasi atij i është kërkuar që të komentonte edhe disa prej personazheve të “Për’puthen” nga të gjitha edicionet.

Kur i erdha radha Tea Trifonit, Bruno ç’nuk tha për ish-konkurrenten duke u shprehur se ajo është shumë e zgjuar, por e cilësoi si “dhelpër dinake”.

“Shumë e zgjuar. Në andej nga anët tona i themi thëngjill i mbuluar. Dhelpër dinake në kuptimin e mire të fjalës. I dha “Për’puthen” një ngritje por dhe rënie sepse tani nuk të besohet më asgjë”, u shpreh Bruno./Gazeta Shqip

Advertisements