“Kështu je ti fallco”/ Ilda e acaruar me Petron, nuk “kursen” as Irisin: Ç’ke që rri si i pafajshëm…

Ilda zhvilloi një takim në studion e Për’puthen me Petron, në të cilën u munduan të sqaronin situatat e krijuara mes tyre.

Gjatë gjithë kohës konkurrentja ishte shumë e nervozuar, por përveç personit që kishte përballë ajo nuk kurseu as Irisin.

Situatat midis tyre nuk kanë mundur të stabilizohen, pasi konkurrenca e fortë mes vajzave vijon të jetë prezente.

Irisi: Petron e shohin ndryshe njerëzit e tjerë, dhe unë shoh ndryshe

Ilda: Kur ti e thua këtë duket sikur e thua me provokim për mua

Irisi: Mbase nuk e pasur aq interes për mua për t’i ditur gjërat rreth Petros. S’di asgjë për Petron edhe vjen këtu sikur i intereson shumë. Jepi vëmendje atij që ke në takim jo mua

Më pas në një moment Ilda iu drejtua Petros me fjalë të cilat nuk mundën të sillnin një

Ilda: Ç’ke që rri si i pafajshëm

Petro: Pse ça do të bëjë unë të ndërhyj në debatin tuaj. As ty s’të kam dhënë përparësi e as asaj

Ilda: Po takimi që bëmë bashkë? Kështu je ti fallco

Petro: Fallso !? Jo mo s’është fallco. Unë nuk shmangem. Ti ke vendin tënd dhe ajo ka vendin e vet.

Pas bisedës që zhvilluan konkurrenti u shpreh se ka nevojë për kohë që të vendosë se ku do të fokusohet, tej Ilda apo Irisi.

“Kështu si i merr kjo bisedat normalisht që s’mund të ndërtojmë diçka kur je i tensionuar. Unë nuk jam i qetë, që në momentin që fillon me shpatë në dorë. Më duhet edhe pak kohë për ta kuptuar se ku jam”, u shpreh Petro./Gazeta Shqip

Advertisements