Ka shpenzuar 200 mijë paund në operacione plastike, të resë me forma bombastike i ndodh e papritura: Për 4 javë nuk mund… (FOTO)
Një fanse e operacioneve plastike ka shpenzuar plot 200 mijë paund për procedurat, por ajo e fundit e ka lënë atë të paaftë për t’u ulur.
Ajo është Nicole Angele, e njohur si “Barbie Plastike”. E reja është një italo-kolumbiane që jeton në Florida, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Daily Star” shkruan se ajo ka rekrutuar mjekun e Kim Kardashian, Simon Orion, për një operacion të qafës prej 23 mijë paund dhe mbushëse për të bërë sa më perfekte pamjen e saj.
E teksa është e fiksuar pas rrugëtimit të saj me operacionet plastike, duket se këto Krishtlindje ishin paksa të sikletshme për influencuesen. Pas injeksioneve të fundit të të pasmeve, ajo nuk ishte në gjendje të ulej për katër javë.
“Kam marrë injeksionet e mia jo-kirurgjikale në prapanicë dhe sapo jam shëruar prej tyre. Fansat e mi duan të më llastojnë dhe patjetër që do ta trajtoj veten me disa dhurata luksoze”, ka thënë Angele.
Por jo vetëm kaq, pasi Nicole po numëron gjithashtu ditët deri në mars të vitit 2023, ku ajo po i vendos vetes një palë implante gjoksi. Ajo ka qenë e fiksuar pas Barbies gjatë gjithë jetës së saj, pasi gjithmonë e ka pëlqyer pamjen plastike.
Gjatë udhëtimit të saj, ajo ka bërë pesë ndërhyrje në gjoks, një rritje të të pasmeve dhe një rinoplastikë. Ajo madje ka pasur shtatë mbushëse në të gjitha, duke përfshirë në faqe, mjekër, nofull dhe sy.
Përveç kësaj, ajo shpenzon 700 paund për mbushësit e buzëve çdo gjashtë muaj, si dhe 870 paund për botoks çdo tre muaj. Fasetat janë gjithashtu diçka që ka Nicole, pasi ka shpenzuar 33,000 paund për gojën e saj./Gazeta Shqip