Nga debatet te momentet romantike/ Konkurrentja e Për’puthen “shkrihet në takimin me…
Kamila zhvilloi takimin e parë jashtë studios me Viktorin, për të cilin shfaqi pëlqim që në ditët e para kur u bë pjesë e “Për’puthen”.
Viktori e ftoi konkurrenten në një darkë romantike. Takimi nisi keq, pasi Viktori i kërkoi Kamilës të ulej në prehrin e tij, ndërsa konkurrentja refuzoi dhe u mërzit nga insistimi i tij.
“Nëse do një PO të Kiarës…”/ Çfarë duhet të bëjë Luizi sipas banorëve?
Por, përveç kësaj, Kamila tha se u ndje mirë dhe shijoi kohën që kaloi me djalin që ajo pëlqen. Konkurrentja i tha Viktorit se pëlqen karakterin e tij, pasi “është njeri i qeshur, i sinqertë dhe hiperaktiv”.
Të dy diskutuan dhe pëlqimet e Viktorit në program, ku konkurrenti ka shprehur pëlqim dhe për Edën, të cilën Kamila e ka mike.
Nga debatet te momentet romantike/ Konkurrentja e Për’puthen
Kamila i siguroi Viktorit se nuk do të lejojë qe me miken e saj të ketë debate e konflikte për shkak të tij apo të dikujt tjetër, ndërsa Viktori ishte kujdesur të përzgjidhte jo një, por disa dhurata për Kamilën./Gazeta Shqip