“Lëndohen nga e vërteta që u përplaset fytyrës…”, Dalina Buzi flet për sjelljen e Kejvina Kthellës brenda “BBV2”!

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Ndryshe” në “Top Albania Radio” ishte Dalina Buzi për të komentuar dhe analizuar politikën, showbiz-in shqiptar, Dancing With The Stars, Big Brother Vip Albania e shumë të tjera. Pikërisht lidhur me BBV2, një format shumë të ndjekur, Dalina ka bërë një analizë të detajuar.

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Pikërisht lidhur me këto situata të krijuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Dalina nuk i ka kursyer komentet dhe analizat, teksa është shprehur edhe për protagonistët e debateve dhe konflikteve. Lidhur me sjelljen e Kejvinës, shumë të përfolur në rrjet këto ditë, Dalina është shprehur si më poshtë.

Kejvina u tremb nga një fjalë, ndërkohë që ajo ka thënë lloj lloj fjalësh. Kejvina kur hyri ishte e freskët, e lezetshme, gazmore. Bënte shaka, ishte e lehtë. Rrugës filloi të nxirrte shumë vrer, ndoshta presioni apo shtyrjet e Oltës që ndikojnë shumë te Kejvina si edhe tek të tjerët. Kejvina filloi të acarohej. Ajo nuk u mërzit nga fjalët e Luizit, por ndoshta nga e vërteta e vetë. Kur fillon të mërzitesh më shumë seç duhet, nuk është më faktor tjetri. Herë pas here njeriu duhet të ndalojë dhe të thotë pse njerëzit merren me këtë pjesë me mua, ndoshta sepse ashtu je paraqitur, ashtu e ke shitur. Është koha jote ta provosh, ose ndoshta mos e provo fare. Në botë ai thotë kështu jam unë, unë shkoj nxjerr gjoksin tim në këto faqë me pagesë, pa pagesë. Nuk mund të jesh të gjitha. Kur unë e shoh Kejvinën në Instagram apo çfarë paraqet, kam një përshtypje për të. Atë nuk e lëndon fjala që tha Luizi, por ajo që ajo mendon se thonë njerëzit për të. Të tërë aty fillon të lëndohen rrugës, nga e vërteta që u përplaset fytyrës dhe është e vërteta e tyre. Jo vetëm aty, por gjithmonë na ndodh./Gazeta Shqip

Advertisements