Prisni SURPRIZA! Pas pak nisin ethet e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri/ Kush del sonte nga Big Brother VIP?

Spektakli më i ndjekur në Shqipëri duke thyer çdo rekord shikueshmërie nis pas pak në Top Channel.

Pesë konkurrentë, Efi, Kristi, Ronaldo, Olta dhe Luizi janë në nominim këtë javë nga të cilët njëri do të heqë dorë nga qëndrimi në shtëpi dhe gara për çmimin e madh.

Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother” dhe banorët kanë filluar hamendësimet për kë mund të jetë.

Rrjetet sociale kanë shpërthyer nga komentet për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, bizneset po përdorin strategji marketing me emrat e vipave të Big Brother për të tërhequr më shumë klientë, teksa rrugët e qyteteve boshatisen çdo të martë dhe të shtunë kur në orën 21:00 ndizen dritat e spektaklit të madh nën moderimin e Arbana Osmanit.

Spektakli është bërë pjesë e cdo bisede të përditshme mes qytetarëve, duke pritur me ankth se çfarë do të ndodhë.

Big Brother çdo sezon tregon qartazi se nuk është vetëm një program televiziv por edhe një fenomen që kalon kufijtë jashtë vendit.

Kudo ku ka shqiptarë, në abonimin e DigitAlb në dy kanale transmetimi nën monitorimin e kamerave 24 orë, në kanalin e YouTube transmetimi live i mbrëmjeve prime time si dhe në ekranin e Top Channel, kryefjala e javëve është vetëm BIG BROTHER.

Magjia e spektaklit që vetëm Top Channel di të organizojë vijon rrugëtimin me emocione e surpriza të tjera./ Top Channel

Advertisements