Hapet ZARFI I ZI/ Skualifikohet një banor i “Big Brother”, ja kush është

Shtëpia e “Big Brother VIP” është e mbushur me dinamika, disa prej tyre jo shumë të këndshme.

Për këtë arsye, në shtëpi vëllai i madh dërgoi një zarf të zi, i cili ka qëndruar aty pa u hapur. Sot në hyrje të spektaklit, Arbana u tha banorëve se një episod dhune që ka ndodhur gjatë spektaklit të kaluar ishte gjëja më e rëndë.

“Ajo që ka ndodhur herën e kaluar ka qenë gjëja më e rëndë që ka ndodhur.

Vëllai i madh ka marrë një vendim që atë natë. Ka marrë kohën për të parë se si secili prej jush ka reaguar pas atij incidenti. U dha mundësinë të organizoni gjyqin tuaj, gjë që ju e keni bërë. Big Brother distancohet nga çdo episod dhune. Ju është tërhequr vëmendja sa herë ka ndodhur. Jeni penalizuar për dhunën psikologjike.” tha Arbana.

Më pas ka komunikuar se Kejvina është e skualifikuar nga gara./Gazeta Shqip

Advertisements