“Disa gjëra që i ndjej nuk t’i them dot”, Kiara i “hap zemrën” Luizit pas debateve të djeshme (VIDEO)

Pas debateve të vogla gjatë ditës së djeshme, Luizi dhe Kiara kanë vendosur që të sqarohen ndërsa po pinin kafen.

Luzi kërkon që Kiara të shprehet më shumë rreth ndjenjave të saj, ndërsa e ka pyetur edhe nëse a e ka dëmtuar lojën e saj në Big Brother.

Luizi: Problemi është se më the “nisa me ndje, na për njëri-tjetrin nuk kemi pse diskutojmë me njeri tjetër. The këtë?”

Kiara: Po

Luizi: Bukur!

Kiara: Edhe unë, ca gjëra që ndjej, nuk ti them dot.

Luizi: Po pse?

Kiara: Po sepse nuk mundem ore, kshu e kam tipin. Unë nuk t’i them dot akoma.

Luizi: Po këtë po pres unë.

Kiara: Po ti prit pra. Nëse ti lodhesh, nuk do ti them kurrë. Ku qëndron problemi këtu. Jo po bën lojë, jo po kshu… nuk jam për lojra unë o Luiz. Nuk i bëj dot, se po t’i bëja, do isha ku e ku.

Luizi: E di.

Kiara: Nuk i bëj do lojrat, se veproj me ndjenja, nuk veproj me lojë. Ti mund të jesh i llogaritshëm edhe për lojë.

Luizi: A mendon se të kam dëmtu?

Kiara: Jo, s’më ke dëmtuar./Gazeta Shqip

Advertisements