Efi dhe Ronaldo debatojnë me Oltën/ “Olta përcjell energji negative në shtëpi”

Ronaldo dhe Efi u përplasën ashpër me Oltën në hyrje të këtij spektakli. Ronaldo u shpreh se Olta ka qenë më e diferencuar në ditëlindjen e Kiarës, ndërsa kjo gjë u kundërshtua nga Olta.

Sipas Ronaldos, Olta përcjell energji negative në shtëpi. Ky koment krijoi debat.

Olta: Kiara kam qenë aty unë për ditëlundje n tëndë

Kiara: Se kam vënë re, nuk e mbaj mend mirë. Dhe nëse nuk ka qenë është zgjedhja e saj.

Efi dhe Olta po ashtu patën një përplasje me njëra-tjetrën, sa i përket pozicionimit të Efit në grupin e Luizit.

Olta: Ti rrinë gjithë ditën dhe gjithë darkën me Luizin dhe bënë “çu çu çu” bashkë. Nuk më lini të fle.

Efi: Nëse do të ta jap argumentin tim për këtë, më dëgjo, nëse jo mbaj për vete mendimet e tua.

Nga ana tjetër, Luizi shtoi se tre banorët e rinj, Diola, Nita dhe Eni janë njerëz që marrin frymë kot dhe që vijnë vërdall nëpër shtëpi.

Diola: Më bën përshtypje fakti që Luizi tha këtë koment, pavarësisht se kemi ndjenjur bashkë. Më bën përshtypje fakti që Luizi mendon se unë marr frymë kot. Atij nuk i lind e drejta të thotë që unë marr frymë kot.

Nita: I bashkangjitem Diolës. Më vjen mirë që nuk jam pjesë e asnjë grupi. Kam hyrë vetëm dhe vetëm do të dal nga këtu. Nuk dua të jem pjesë e këtyre debateve, vetëm për të qenë në qendër të vemendjes në ‘Prime’./Top Channel

Advertisements