Sarah Berisha dhe motra e saj na zbulojnë tatuazhin e njëjtë në trupin e tyre!

“Big Brother VIP 1” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Sarah gjithmonë poston foto dhe video nga përditshmëria e saj e vetëm pak më parë me anë të një fotoje në Instastory, bukuroshja dhe motra e saj, Ditea na treguan një të përbashkët të tyre që ne nuk e dinim. Të dyja motrat kanë në këmbë të njëjtin tatuazh, dy qershi që formojnë një zemër me bishtat e tyre. Për Sarën ky është i vetmi tatuazhe me kuptim që ka në trupin e saj.

I vetmi tatuazh me kuptim në trupin tim

Sarah Berisha dhe motra e saj na zbulojnë tatuazhin e njëjtë

Advertisements