Kiara dhe Luiz kurorëzojnë lidhjen me dasëm në shtëpinë e BBV2/ Momenti i puthjes (VIDEO)

Big Brother i ka dhënë detyrë banorëve të organizojnë ditën e sotme një dasmë brenda shtëpisë.

Banorët vendosën njëzëri që çifti të ishin Kiara dhe Luizi edhe për shkak të afrimitetit mes tyre, ndërkohë që banorët e tjerë duhet të ndanin rolet në raport me dyshen.

Luizi i veshur si dhëndër dhe Kiara si nuse shkëmbyen puthjen siç e do tradita, pas fjalëve të priftit, më në rol Kristin. Duket se kjo puthje e ndjerë nga Kiara ishte dhe konfirmimi nga ana e saj për pyetjen e shumëkërkuar nga Luizi.

/Gazeta Shqip

Advertisements