Fansat e Luizit të zhgënjyer me Kiarën/ Bëjnë atë që nuk pritej
Fansat e Luizit duket se janë shumë të zhgënjyer me moderatoren Kiara Tito, ku pas debatit me këngëtarin, në fund të spektaklit ajo kërceu me balerinët ndërsa u dëgjau të thoshte se “e kishim të nevojshme këtë”.
Situata përçarë mes çiftit duket se është reflektuar edhe tek mbështetësit e këngëtarit, të cilët e kanë gjykar moderatoren pas sjelljes së saj kundrejt Luizit.
Pakënaqësia dhe revolta e fansave, reflektohet edhe në numrin e ndjekësve të Kiara Titos në Instagram. Që nga nata e djeshme, moderatorja ka humbur më shumë se 15 mijë ndjekës në rrjetin social dhe numri vijon të ulet çdo moment. Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Luizit, e cili e shprehu pakënaqësinë e tij si me fjalë ashtu edhe me gjuhën e trupit. Kur Kiara u rikthye pas kërcimit, Luizi iu drejtua me fjalët: “Mezi paske pritur moj vazjë, vazhdo moj, të paktën ta di”, ndërsa moderatorja nuk reagoi në atë moment.
Kujtojmë që gjatë Prime-it të mbrëmshëm, debatet u shtuan edhe më shumë mes çiftit.
Luizi u shpreh se i kishte kërkuar falje Kiarës në lidhje me sjelljen e tij pasi e bllokoi te lavamani./Gazeta Shqip