“Thumba” për Luizin? Çfarë donte të thoshte Butrint Imeri me postimin e fundit në Instagram (FOTO)

Teksa vëmendja e të gjithëve është për Luizin dhe Kiarën dhe lidhjen që ata kanë brenda shtëpisë së ‘Big Brother’, një gjest i bërë nga këngëtari Butrint Imeri ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Artisti, i cili ka qenë ish-i dashuri i Kiarës, ka provokuar ndjekësit me postimin e tij të fundit.

Butrinti ka publikuar një foto të tijën në moshë të vogël ku dhe ka vendosur një kurorë dhe një luan.

“Thumba” për Luizin? Çfarë donte të thoshte

Kujtojmë që luani është shndërruar në sinonimin e Luizit brenda lojës. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë marrë si provokim ndaj Luizit  duke e vënë theksin tek xhelozia që artisti ka për dyshen brenda shtëpisë.

Edhe brenda Big Brother, herë pas here Butrinit është përmendur, kryesisht për marrëdhënien që ka pasur me Kiarën./Gazeta Shqip

Advertisements