“Aty doja me dittë…”/ Tan Brahimi flet në “Shqipëria Live” për nominimin nga Kiara

Ish-banori i Big Brother Vip 2, Tan Brahimi ndërsa ka qenë i ftuar në “Shqipëria Live”, ka folur në lidhje me eksperiencën e tij brenda shtëpisë dhe për nominimin nga Kiara.

“Aty është një presion shumë i madh, unë mund të them se ata ishin heronj.

Aty fillonte që tek presioni i kohës, unë s’para e shoh orën edhe kur shkoj në punë, e shkoj gjithmonë me vonesë, por aty doja me e ditë me patjetër se sa ishte ora.

Unë s’munda të përshtatshëm se secili aty kishte krijuar situatat e veta”, tha Tani.

Në lidhje me hatërmbetjet, Tani duke qeshur përmendi Kiarën, “shiko unë doja të dilja vetë dhe dola, nuk do më mbetej hatri edhe pse më nimonoi Kiara”./Gazeta Shqip

Advertisements