Jeta e saj pas Big Brother, Sarah Berisha rrëfen për lidhjen me DJ PM dhe punën
E ftuar në “E diell”, blogerja dhe moderatorja Sarah Berisha ka folur në lidhje me jetën e saj pas Big Brother, duke u ndalur në marrëdhënien me dj PM, me familjen dhe punën. Ajo foli në lidhje me jetesën në të ardhmen, në Tiranë apo në Prishtinë. Ajo u shpreh se është e vështirë ta “marrë” PM që të jetojë në Tiranë.
“Është shumë e vështirë që ta tërheq PM të vijë ktej. Por më duhet ta pranoj që njerëzit mua në Prishtinë dhe Kosovë më kanë pritur shumë mirë, edhe më duan fort”.
Në lidhje me përshtatjen e kuzhinës ajo u shpreh: “Ne kemi të njëjtën kuzhinë afërsisht, unë kam qejf flinë, qebabat. Unë jam mësuar me ushqimin e detit, ndërsa në Kosovë nuk e konsumojnë shumë.”A keni menduar të jetoni jashtë, në Itali psh ?
“Jo se nuk e kemi menduar, por ne të dy jemi në karrierë dhe po rritemi, kështu që…”
Ajo foli edhe në lidhje me marrëdhënien me motrën e saj, dhe e vlerësoi si personin më të rëndësishëm në familjen e saj./Gazeta Shqip