Zarf/ Fituan sfidën, Luizit dhe Deas iu pëlqeu shumë avantazhi

Dea Mishel dhe Luiz Ejlli janë banorët që kanë fituar sfidën e marrjes së më shumë pëlqimeve, duke fituar kështu një avantazh.

Vëllai i Madh u ka dhënë si avantazh Luizit dhe Deas të kenë në dorë komandën e shtëpisë, pra çdo banorë do të bëjë atë që ata do i kërkojnë, pa përfshirë kërkesa që nënkuptojnë thyerjen e rregullave të lojës.

Në monitorin e shtëpisë është shfaqur dhe fotoja me diferencën në përqindje të votimit.

Dy banorëve iu ka pëlqyer shumë avantazhi dhe menjëherë kanë nisur që ta vënë në zbatim./Gazeta Shqip

Advertisements