Luizi nuk ia harron ngacmimin Jorit: I thashë “do të të vijë dita”, ta kam pas 1 nder borxh
Teksa ndodheshin në kuzhinë, Luizi i ka treguar Qetsorit në lidhje me “kunjën” që sipas tij, Jori e kishte ngacmuar në lidhje me Kiarën, për ish-të dashurin e moderatores, Butrint Imerin.
Ai i tregoi Qetsorit se nuk ia ka falur Jorit, dhe se e ka paralajmëruar se “do të vijë dita” edhe për të.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Fillloi një këngë a kushedi ça… dhe i thotë Armaldos: Kush e këndon këtë këngën (demek ish i dashuri i Kiarës). Edhe ma lëshonte me kunj mu “Hë Luiz, a e di kush është ky” “ A e njeh këtë?”
Qetsori: Ahh ta paska thënë direkt
Luizi: Po pra, edhe unë nejta, bëna sikur po ec, s’po reagosha hiç… edhe i thashë: O Jor, a e ke mendu mirë se ça je duke thënë? E Armaldo që i thoshte nga mbrapa: “Ngacmoje prapë”. U çova në këmbë edhe i thashë Armaldos: “Armaldo, je i martum. Nëse do me u marrë me këto muhabete merremi, por puna është a ta mban. A do e bash”. Jo tha: “Unë s’thashë gja”. Unë veç kam për borxh me ta thënë i thashë, po të dal borxhit, kam të drejtë me ta thënë. E Jori po qeshte, edhe i thashë “Ka me të ardhë dita”./Gazeta Shqip