“Duhet të bësh terapi…”/ Dea i jep “goditjen e fundit” Luizit para finales: Je i frikshëm (VIDEO)
Duket se borxhet mes banorëve që kanë mbetur brenda shtëpisë janë ende të pashlyera.
Së fundmi pas më shumë se 5 ditësh qetësi në shtëpi, Luizi dhe Dea i rikthehen debateve me njëri-tjetrin, duke përmendur situatat e mëparshme kur ata kanë ofenduar njëri-tjetrin.
Luizi tha se ai ka folur gjithë kohën në kudër të lojës, pasi nuk është i njëjtë jashtë shtëpisë. Deamishel tha se kur ai i tha do të zhkarravis nuk ishte në kuadër të lojës.
Ajo e këshilloi Luizin të konsultohet me një psikolog, në mënyrë që të kontrollojë shpërthimet dhe nervat e tij.
Ndonëse Luizi ka përsëritur gjithë kohën faktin që ai situatat dhe ofendimet i ka për lojë, kjo gjë nuk e ka bindur aspak Dean./Gazeta Shqip
Advertisements