“Ka qenë një mik brenda shtëpisë”/ Nita Latifi ka dy fjalë për Bled Manen e Zhaklin Lekatarin: E vlerësoj për…
Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Nita Latifi, duket se ka vendosur që të hedhë pas krahëve përplasjet e ashpra që pati me Zhaklin Lekatarin në rrjetet sociale, pas komentit të gazetares që bëri për shqiptarët gjatë një udhëtimi në Serbi.
E ftuar në emisionin “S’e luan Topi” në Top Channel, këngëtarja e njohur u shpreh se pavarësisht të gjithë situatave me Zhaklinën e vlerëson atë si njeri dhe për forcën që ka për të shprehur mendimin e saj.
“Pavarësisht situatave Zhaklinën e vlerësoj si njeri dhe forcën që ajo ka.

E kam vlerësuar gjatë rrugëtimit në BBV për guximin që ka pasur për të shprehur mendim e saj”, ka thënë Nita gjatë intervistës së ditës së djeshme.
Ndërkohë ish-banorja foli edhe për krisjen e raportit me Bledi Manen. Ajo tha se gazetari ishte një mik i mirë brenda shtëpisë, por pas daljes ka rezultuar që raporti mes tyre të jetë ndryshe.
“Bledi ka qenë një mik i mirë brenda në shtëpi, jashtë doli të ishte ndryshe. Ne jemi njerëz ka momente që nuk merremi vesh, ka momente që gabojmë.
Mua nuk më ka pëlqyer sjellja e tij jashtë shtëpisë. Gjithsesi mendoj që më e mira është që të ulen dhe t’i sqarojnë të gjithë keqkuptimet e tij”, u shpreh këngëtarja e njohur./Gazeta Shqip