Cilët do të jenë këngëtarët në dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt?


Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

I ftuar ditën e sotme në “ E Diell” ka qenë regjisori Eduart Grishaj, i cili ka treguar shumë sekrete nga jeta e tij, prapaskenat e “BBV2” dhe martesa me Arbana Osmanin. Ata pritet të kurrorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë të shtunën e ardhshme, e cila pritet të zhvillohet në Toskana, Itali. I pyetur se kush do të këndojë në dasmën e tyre, Edi është përgjigjur:

Janë vetëm rrethi i ngushtë, 120 veta. I pari që do këndojë do jem unë, pastaj ngatë ftuarit, 30 veta janë këngëtarë. Do bëjmë dhe ceremoni në kishë./Gazeta Shqip

Advertisements