Këto janë katër këshillat që askush nuk ju ka thënë më parë për depilimin e këmbëve në kushte shtëpie
Lazer, dyll dhe depilim me brisk. Këto janë tre mënyrat e heqjes së qimeve që gratë kanë zgjedhur vitet e fundit.
Sa për dyllin, një përqindje e vogël e grave guxojnë ta përdorin atë në shtëpi. Kjo do të thotë se metoda e vjetër e briskut përdoret më së shumti në kushtet e shtëpisë.
Megjithatë, sipas dermatologëve ekzistojnë katër këshilla që askush nuk na i ka thënë më parë.
1- Kremi i depilimit është më i mirë se sapuni, që deri më tani e dinim se ishte zgjedhja ideale. Kremi i rruajtjes është krijuar pikërisht për këtë arsye, që do të thotë se e bën rruajtjen më të lehtë, pa dhimbje ndërsa e lë lëkurën të butë dhe të hidratuar falë përbërësve hidratues që përmban si aloe vera dhe vajra bimorë. Gjithashtu kremi është zgjedhja më e mira për lëkurën e ndjeshme por edhe për zonën delikate si bikini dhe sqetulla.
2- Mos i depiloni këmbët direkt sapo të hyni në dush. Mirë është të bëni dush në mënyrë që të hapen poret e lëkurës. Pasi keni dalë nga dushi dhe keni vendosur kremin e depilimit atëhere jeni gati.
3- Sa më i fortë presioni me brisk aq më mirë. Ky është mit. Mos gaboni ta provoni. E vetmja gjë që do të arrini është të irritoni lëkurën apo të lëndoheni.
4- Ruajeni briskun në vend të sigurt. Zakonisht ju e vendosni diku afër vaskës pa kapakun mbrojtës. Kjo është e rrezikshme pasi brisku grumbullon baktere dhe mikrobe. Ajo që duhet të bëni çdo herë pas përdorimit është ta lani me ujë të bollshëm, ta vendosni në një peshqir të pastër dhe të thatë dhe në fund ta lini në një vend që nuk laget./OraNews