Krimbat dhe insektet, kulinaria e së ardhmes
Restoranti francez shërben ushqime që tërheqin klientelë aventureske
Menuja e provës së shefit të kuzhinës Laurent Veyet nuk është për njerëz me zemër të dobët, por tregon shumë për të ardhmen e një kulinarie në lulëzim e sipër në mbarë botën. Sallatë me karkaleca deti me krimb të verdhë, insekte krokante me një salcë perimesh të veshura me çokollatë.
Ndërsa dielli shndërrinte në tarracat e restoranteve në natyrë në Paris, pjatat Veyet fituan miratimin e klientelës së tij aventureske. Është një pjatë e parë ideale tha shefi parizien, duke përgatitur një racion makaronash me miell krimbi, patate të ëmbël dhe larva të insekteve të kripura.
Agjencia Evropiane e Sigurisë Ushqimore në Janar e konsideroi miellin e krimbit të përshtatshme për konsumin njerëzor ndërsa në Maj miratoi shitjen e tij në treg. Ndërsa janë paraqitur më shumë se një duzinë aplikimesh të tjera për produkte ushqimore me bazë insektesh, duke përfshirë kriket dhe karkalecat.
Mishi i krimbit dhe insektet në përgjithësi, mund të ofrojnë një burim ushqimi të qëndrueshëm dhe me emetim të ulët të karbonit për të ardhmen. Veyet merret personalisht me kultivimin e krimbave, i rrit duke i ushqyer me tërshërë dhe perime ndërsa tha se duhet të gjesh aromat dhe shoqëruesit e duhur për t’i shoqëruar në gatim.
Klan News