(VIDEO) Varrim i pazakontë, striptistet kërcejnë në varrim
Në Afrikën e Jugut ka ndodhur një ngjarje mjaft e pazakontë. Bëhet fjalë për varrimin e një balerini ekzotik Mduduzi “Carbury” Zwane, ku disa striptiste filluan të kërcenin para arkivolit të tij.
Ato ulën në karrige edhe dy të afërmit e viktimës ku po kërcenin mbi ta. Familjarët e vazhdonin të shihnin shfaqjen duke e pranuar plotësisht kërcimin e vajzave.
Mduduzi u vra në moshën 26-vjeçare pasi u qëllua me një armë nga një veturë në lëvizje dhe u gjend i plagosur në rrugë. Pasi përfundoi në spital, ai humbi jetën si pasojë e plagëve që kishte marrë.
Ky kërcim në varrimin e tij ishte kujtimi i fundit që kolegët e tij i bënë dhe është lamtumira më e pazakontë që një i vdekur mund të marrë. /tvklan
Advertisements