fbpx

Facebook shton sigurinë për përdoruesit

Rrjeti gjigand social, Facebook po shton masat e sigurisë për përdoruesit. Mesazhet e koduara tashmë nuk janë një risi për Messenger, por kjo po shtohet edhe për thirrjet me zë dhe pamje.

Përmbajtja e mesazheve dhe e thirrjeve tuaja tashmë është e koduar që nga momenti që del nga celulari juaj drejt marrësit. Kjo do të thotë që askush, as Facebook, nuk mund të shohë apo dëgjojë bisedën tuaj”, tha një nga përfaqësuesit.

Përdoruesit do të kenë mundësi të vendosin edhe për sa kohë do të qëndrojë një mesazh në bisedë, kohë që varion nga pesë sekonda në 24 orë.

free forum

Një ndryshim i këtij lloji pritet edhe në Instagram, që do të rrisë sigurinë për bisedat në grup, përfshirë thirrjet me zë dhe pamje./tvklan

Advertisements