25-vjeçarja ankohet për marrëdhënien seksuale me të dashurin

Një 25-vjeçare nuk është fare e kënaqur me të dashurin e saj kur vjen puna tek marrëdhënia seksuale, por nuk i thotë asgjë të keqe atij. Por nga ana tjetër, ai jo vetëm që ankohet, por e krahason edhe me të dashurat që ka pasur para saj.

Ja rrëfimi i plotë i 25-vjeçares për rubrikën “Dear Deidre” të “The Sun”:

Seksi me të dashurin tim është i mërzitshëm dhe megjithatë ai ka fytyrë për të më thënë se nuk jam e mirë në shtrat. Ai është 27 vjeç dhe unë jam 25 vjeç.

Edhe pse shpesh mbetem e pakënaqur, kurrë nuk ankohem tek ai dhe më duket e dhimbshme që mendon se është në rregull të më ulë. Ai madje më ka treguar fotografi të vajzave me të cilat është shoqëruar në të kaluarën dhe më ka treguar detaje se çfarë bënte me to në shtrat.

free forum

Ai më tha pastaj se çdo grua me të cilën ka qenë para meje ishte shumë më e mirë se unë në shtrat. Kohët e fundit pothuajse nuk kemi bërë fare seks dhe më mungon vërtet të jem e dëshiruar nga dikush. Dikur merrja kaq shumë vëmendje nga burrat dhe tani nuk marr absolutisht asgjë prej tij.

Kur jam me të besimi tek vetja është zero. Kam filluar të mendoj për të takuar djem me të cilët mund të kem eksperienca vetëm për një natë në mënyrë që të mund të kem njëfarë kënaqësie.

“Dear Deidre” thotë:

Nuk duket sikur po përfitoni shumë nga kjo marrëdhënie. Dikush që ju do nuk ju poshtëron dhe as ju bën të ndjeni mungesë vetëbesimi.

Ndoshta ju duhet të filloni të ankoheni edhe për performancën e tij! Thuajini se nuk ndiheni të kënaqur dhe nëse nuk mund të përmirësoni jetën tuaj seksuale, pyesni veten nëse keni një marrëdhënie të vërtetë apo jo.

Advertisements